U tërhoq zvarrë nga kamionçina, ndërron jetë në spitalin e Traumës 40-vjeçari (EMRI)

16 March 2023, 20:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U tërhoq zvarrë nga kamionçina, ndërron jetë në
Pamje nga aksidenti

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 40-vjeçari Arben Kanaçi, i aksidentuar më 11 Mars në qytetin e Beratit. Ai nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra duke ndërruar jetë pas disa ditësh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 11 Marsit në dalje të qytetit të Beratit. 40-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën, por një automjet tip kamionçinë e ka përplasur dhe e ka tërhequr zvarrë.

Drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit u largua bashkë me makinën nga vendi i ngjarjes duke e lënë Arben Kanaçin të plagosur në rrugë. Ai është parë nga këmbësorët të cilët kanë lajmëruar policinë e ambulancën që e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës, por fatkeqësisht nuk mundi dot të mbijetojë.


Video