Ministrja për Çështjet Federale dhe Evropiane dhe Përfaqësuesja e Landit Hessen në Qeverinë Federale të Gjermanisë, Lucia Puttrich prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri.
Këtë të enjte, zyrtarja gjermane ka vizituar Beratin ku është takuar me kryebashkiakun Ervin Demo. Nën shoqërinë e këtij të fundit, Lucia Puttrich ka parë nga afër atraksionet turistike të qytetit si banesat karakteristike në Goricë, ku ka shkuar dhe në banesën e Llambrin Gjinarit, ka vizituar disa kisha të njohura të zonës, muzeun "Onufri" si dhe Kalanë e Beratit.
Gjithashtu, ajo ka provuar edhe ushqimet karakteristike të zonës, teksa në videon e mëposhtme mund të shihni disa prej momenteve të vizitës së ministres gjermane në Berat, të publikuara në rrjetet sociale nga vetë kryebashkiaku Ervin Demo.