U tërhoq nga makineria e mbetjeve, ky është 'Ceni' që vdiq në kampin e muxhahedinëve (Foto)

12 July 2022, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U tërhoq nga makineria e mbetjeve, ky është 'Ceni'

Një ngjarje tragjike ka ndodhur brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar. Mësohet se Shaban Ceni ishte punëtor i firmës së pastrimit të mbetjeve ndërsa ka qenë makineria që i ka marrë jetën 64-vjeçarit.

Ora shkruan se Ceni, prind i katër fëmijëve, punonte shofer me makinën e pastrimit në Manëz dhe gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muxhahedinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave.

Sipas familjarëve ai shkuar ta rregullojë atë dhe gjatë punës 64-vjeçari është tërhequr nga makineria dhe ka përfunduar brenda saj i pa jetë.

Në njoftimin zyrtar Policia e Durrësit tha se 64-vjeçari ka dëmtuar rëndë krahun, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësin. Dyshohet se gjakderdhja e madhe dhe dëmtimet e rënda kanë qenë shkaktarët kryesor që i kanë marrë jetën Cenit.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë fundjavës, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

 


Video