U rrëzua nga tarraca e biznesit të familjes së tij, 21-vjeçari ndërron jetë te Trauma

4 April 2024, 22:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U rrëzua nga tarraca e biznesit të familjes së tij,
Klajvert Çuni

21-vjeçari Klajvert Çuni nga Torovica ka ndërruar jetë pasi 13 ditë më parë ra aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

I riu ndodhej që prej datës 23 mars në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Çuni, i cili ishte pjesë e akademisë së futbollit të Shënkollit, kishte marrë plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

 

 


Video