Kreu i SPAK, Altin Dumani, është tërhequr nga deklarata që dha para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë se Gjykatat e Posaçme duhet të jenë ‘notere’ të akuzave të Prokurorisë së Posaçme.
Pas zhurmës që krijoi deklaratat e Dumanit, SPAK në një njoftim në orët e pasdites thotë se media e ka nxjerrë nga konteksti fjalën e shefit të prokurorëve të SPAK.
Prokuroria e Posaçme thekson se “është një organ akuze i cili për çdo veprim të saj procedurial dhe lëndor kontrollohet nga gjykatat e posaçme sipas parashikimeve ligjore. Gjykatat e Posaçme marrin vendime vetem ne baze te ligjit dhe fakteve te çështjeve. Prokuroria e Posacme respekton maksimalisht vendimet e tyre dhe i apelon ato nëpërmjet instrumenteve qe i jep ligji”.
“Me shqetesim veme re se media ka nxjerre nga konteksti nje pjese te fjales se Drejtuesit te Prokurorise se Posacme gjate raportimit vjetor diten e sotne prane KLP ne lidhje me numrin e vendimve te fajesise se dhene nga GjKKO, duke e devijuar teresisht pergjigjen qe Drejtuesi i Prokurorise se Posacme dha per kete aspekt ndaj pyetjes se anetarit te KLP.
Ne respekt te publikut dhe shtetit ligjor sqarojme se Prokuroria e Posacme thekson se eshte nje organ akuze i cili per cdo veprim te saj procedurial dhe lendor kontrollohet nga gjykatat e pasacme sipas parashikimeve ligjore. Gjykatat e Posacme marrin vendime vetem ne baze te ligjit dhe fakteve te ceshtejve. Prokuroria e Posacme respekton maksimalisht vendimet e tyre dhe i apelon ato nepermjet instrumenteve qe i jep ligji dhe kur prokuroret e posacem e konsiderojne se kane arsye ligjore per te ushtruar kete kompetence te tyre.
Prokuroria e Posacme i njeh dhe respekton me te njejtin seriozitet qofte vendimet e fajesise qofte ato te pafajedise te dhena nga gjykatat e posacme apo Gjykata e Larte dhe ajo Kushtetuese”, njoftoi SPAK.
Por çfarë deklaroi Dumani?
Dumani u pyet gjatë raportimit në KLP për shqetësimin e shprehur nga shoqëria civile dhe aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut se masat e sigurisë që kërkojnë prokurorët e posaçëm për persona nën hetim janë ekstreme dhe pavarësisht kësaj, Gjykata e Posaçme i miraton të gjitha kërkesat, pa marrë parasysh asnjë kriter lehtësues, ndërsa mund të aplikohen edhe masa sigurie më të lehta, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje apo edhe garanci pasurore.
Por Dumani tha se gjykatat japin vendime sipas kërkesave të SPAK.
“…siç e thashë që çdo rast pafajësie është ankimuar nga prokurorët dhe afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne, qoftë edhe në lidhje me deklarimin fajtor të subjekteve që dërgojmë për rigjykim”, tha Dumani. Deklarata që solli sot pasdite dhe njoftimin “sqarues” me plot gabime drejtshkrimore të SPAK.