U plagos duke punuar tokën me bel, 45-vjeçari: Nuk e mora vesh si plasi!

20 March 2023, 09:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U plagos duke punuar tokën me bel, 45-vjeçari: Nuk e mora vesh si

Olsi Elezi është 45-vjeçari i cili u plagos në këmbë teksa po punonte tokën me bel kur shpërtheu granata në Librazhd.

Ai u shpreh se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Ishim duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai teksa po merr trajtim në spital ndërsa duket që është ende në gjendje shoku.


Video