Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chania të Greqisë, ku një 12-vjeçar shqiptar është nxjerrë pa ndjenja nga deti.
Fëmija shqiptar ishte zhytur për t’u larë të dielën e 9 korrikut, në momentin kur është mbytur. Ai u nxorr në breg nga një roje në plazhin e Georgiopulit dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Mjekët e vendosën fillimisht në intubim, ndërsa u transportua në spitalin Heraklion të Athinës. Megjithatë gjendja e shqiptarit mbetet e rëndë, teksa mjekët kanë thënë se ka vdekje të trurit.
Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.