U akuzua se tentoi të vriste me snajper Gazmir Dacin në burg, shpallet i pafajshëm Ergys Kolaveri

26 October 2022, 16:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U akuzua se tentoi të vriste me snajper Gazmir Dacin në burg, shpallet
Ergys Kolaveri

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshmëm Ergys Kolaverin. Ai u arrestua me bujë në vitin 2016 kur qëlloi me snajper në drejtim të një qelie në burgun e Vaqarrit duke patur si objektiv Gazmir Dacin duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur.

Në vitin 2017 ai u dënua me 20 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda duke u shpallur fajtor për akuzat e "Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Por, tashmë të gjitha këto akuza i kanë rënë dhe ka fituar lirinë e plotë edhe pse qelinë e kishte lënë që në vitin 2020, duke iu dhënë masa e arrestit në shtëpi.

Po ashtu është shpallur i pafajshëm edhe shtetasi tjetër Enea Caka, i cili ishte arrestuar për veprën e moskallëzimit të krimit.

Ergys Kolaveri dyshohet se do ta vriste Gazmir Dacin për hakmarrje.  Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Me kthimin në Shqipëri Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal por sherri përfundoi me vrasje dhe plagosje.

Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri dyshoehet se nuk e la me kaq. Pikërisht me anë të një snajperi Ergys Kolaveri u akuzua se tentoi të vrasë Gazmir Dacin pasditen e 30 korrikut të 2016 por doli ‘huq’ pasi plagosi kosovarin Lili Dulajn. Kolaverit iu gjet në automjet vetëm disa dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vriste Gazmir Dacin, siç ishte akuzuar.


Video