Tragjike / 30-vjeçari gjendet pa jetë në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri

24 October 2024, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike / 30-vjeçari gjendet pa jetë në banesë, dyshohet
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri automatik në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, në fshatin Gjormë në Kurbin.

"Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç", njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes


Video