Makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë

24 October 2024, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje këmbësorin në
Policia Korçe

Një aksident i rëndë është raportuar paraditen e sotme në Korçë.

Sipas informacioneve, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Këmbësori u transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, 70-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka dërguar të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga oficerët e policisë ku ka dhënë sqarimet e duhura për ngjarjen.


Video