Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje nga shpërthimet dhe akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit gjatë seancës gjyqësore në GJKKO.
Në një intervistë për ''Të Pashoq'', Qyno thotë se në momentin që Meta është paraqitur në GJKKO ka pasur një shpërthim ekstrem, mbushur me akuza, fyerje dhe sharje ndaj SPAK dhe kreut Altin Dumani.
“Tani ka filluar praktikisht hetimi, pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe janë marrë me marrjen në pyetje të shumë personave, faktikisht tani ka nisur hetimi.
Sot sigurisht që nuk do të kishte ndryshim për rivlerësimin e masave të arrestimit.
Në fillim fare kur Meta është paraqitur në orën 9:30 për të marrë masën e sigurisë, ka pasur një shpërthim që unë si gazetar me kaq vite punë, se kam parë kurrë në dyert e asaj gjykate.
Nga ato burime që kemi dhe me komunikimet edhe të avokatëve që kanë qenë aty, sigurisht që ka ndodhur një gjë jashtë çdo limiti.
Pasi ai ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, që unë si kam parë as te dosjet më të bujshme që ka pasur gjykata si Aldo Bare apo Lul Berisha, apo dosje të krimit të organizuar, nuk ishte në të tilla shpërthime”, thotë Qyno.