Torturuan të burgosurin shqiptar, arrestohen 4 policët grekë/ Dëshmia: Më goditën në kokë, më vunë helmetë, të mos dukeshin shenjat

12 March 2023, 19:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Torturuan të burgosurin shqiptar, arrestohen 4 policët grekë/
Policia greke

Autoritetet greke kanë arrestuar katër efektivë policie, pasi kanë torturuar një të burgosur shqiptar. Mediat fqinje raportojnë se tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë.

Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Sipas informacioneve, shqiptari, është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos, ai rrëfeu se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës.

Përpos dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë. Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ai e mbante pasi tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.

Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse çka ka nxitur arrestimin e katër policëve.


Video