Qindra banorë të Dukagjinit janë ngritur ditën e sotme sërish në protestë për të kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë (rreth 30 fshatra)
Protesta e banorëve të Dukagjinit përkoi edhe me 16 vjetorin e një prej aksidenteve më të rënda në këtë zonë. Ne 12 Mars të vitit 2007, një furgon me 13 persona i cili ishte nisur drejt Shkodrës, doli nga rruga dhe për pasoje 10 prej tyre humbën jetë.
Protestuesit e cilësuan si rruga e vdekjes dhe kërkojnë rikonstruksionin e saj si domosdoshmëri pasi rreziku aty është i pranishëm në çdo moment.
65 viktima dhe qindra të plagosur ndër vite është bilanci nga aksidentet në rrugën e Dukagjinit. E sot banorët kërkojnë ndërtimin e saj.
Gjatësia e rrugës është 60 km dhe ndërtimi i saj do të ishte jetik për zhvillimin e dhjetra fshatrave në 3 njësi administrative. Qindra banorë firmosën peticionin i cili më pas do i drejtohet qeverisë shqiptarë. E në fund banorët, erdhën me komunikatën e cila ka disa kërkesa.