Kamionçina përplas këmbësorin në Berat

12 March 2023, 08:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kamionçina përplas këmbësorin në Berat

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Një këmbësor është përplasur nga një kamionçinë në vendin e quajtur “ish-dogana” rreth orës 19:10.

Këmbësori me iniciale A.K. 40 vjeç mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

Ndërsa drejtuesi i kamionçinës A.E. 49 vjeç u shoqërua nga policia për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nisi punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. 


Video