Tmerrohen klientët/ Si ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Bllok, në lokalin ku po performonte Ledri (Video)

25 June 2022, 16:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tmerrohen klientët/ Si ndodhi shpërthimi i fuqishëm në
Ledri Vula

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën e ish-Bllokut një natë më parë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në brendësi të një prej klubeve të kryeqytetit, ku ishte duke performuar këngëtari nga Kosova, Ledri Vula.

Një nga kabinat elektrike ka shpërthyer dhe ka detyruar të gjithë klientët e klubit të natës që të dalin të tmerruar në rrugë. Në ato momente ka qenë duke performuar një këngëtar, i cili është trembur gjithashtu.

Shpërthimi ka përhapur panik edhe tek bizneset e tjera rreth e rrotull, por nuk raportohet të ketë pasur dëme në njerëz. Edhe ato materiale rezulton të jenë të pakta.

Pamjet e publikuara tregojnë situatën e krijuar në ish-Bllok pas shpërthimit, ku rruga duket se është e mbushur plot me njerëz.

Video e marrë nga Faxweb:

 


Video