Çmimi i naftës në stratosferë, 39-vjeçari nga Elbasani “gjen” mënyrën për ta siguruar, por....

25 June 2022, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmimi i naftës në stratosferë, 39-vjeçari nga
Foto ilustruese

Rritja e çmimit të naftës, që ka shkuar në 258 lekë për litër është bërë i papërballueshëm për qytetarët që tentojnë edhe ‘zgjidhje alternative’ për të mbushur serbatorin e makinës.

Si rasti i një 39-vjeçari nga Elbasani që është në telashe me policinë pasi është kapur “mat” duke tentuar të vjedhë naftë në një kamion të parkuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar”, njoftoi policia.


Video