Frika nga grabitjet, punonjësit e karburantit telefonojnë policinë pasi panë "dy persona të dyshimtë"

12 December 2023, 20:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Frika nga grabitjet, punonjësit e karburantit telefonojnë
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një lajmi për një tentativë grabitjeje në Kamëz.

Sipas asaj që u raportua më herët, një pikë karburanti te “Kthesa e Kamzës” u tentua të grabitej. Por policia thotë se një gjë e tillë është e pavërtetë.

“Në lidhje me një lajm të publikuar, për një tentativë grabitje të ndodhur para disa minutash, në një karburant në Tiranë, sqarojmë opinionin publik se: Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë”, sqaron Policia.

Mësohet se në sallën operative ka patur një telefonatë pëe dy persona të dyshimtë që i janë afruar karburantit "Dhima" te "Kthesa e Kamzës".

Policia ka shkuar në pikën e karburantit dhe ka marrë në pyetje rojet dhe punonjësit të cilët kanë sqaruar se telefonatën e kanë bërë për dy personat e dyshimtë.

Numri i grabitjeve me armë gjatë ditëve të fundit është shtuar ndjeshëm, me dy raste në Tiranë, në një shtëpi dhe një pikë karburanti si dhe në Kurbin. Kjo ka bërë që ministri i Brendshëm Taulant Balla të njoftojë për një plan masash të posaçme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, që kanë tendencë të rriten me afrimin e festave të fundvitit.


Video