Ilir Beqaj del pas 9 orësh nga SPAK: Dhashë sqarime dhe kërkova hetime të tjera

12 December 2023, 18:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Beqaj del pas 9 orësh nga SPAK: Dhashë sqarime dhe kërkova
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke dalë nga SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, Ilir Beqaj ka dëshmuar për më shumë se 9 orë në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion dhe Krimit të Organizuar.

I pyetur si person nën hetim pë shpërdorim detyre, lidhur me koncesionin 100 milionë eurosh të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, Beqaj ka dëshmuar në SPAK për plot 9 orë e 30 minuta, duke thyer kështu një “rekord” personal të tijin, kur dëshmoi për 9 orë rresht një vit më parë.

Në përfundim të dëshmisë dhe gjatë largimit nga SPAK, Beqaj është shprehur shkurt se “dhashë sqarime si person nën hetim. Kërkova të kryehen veprime të tjera hetimore”.

Kujtojmë se për këtë aferë janë nën arrest ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Ndaj Beqajt është dhënë masa detyrim paraqitje dhe ndalim i lëvizjes jashtë shtetit.

Gjatë qëndrimit në SPAK, vëmendje tërhoqi makina e Beqajt e parkuar keq, që nuk i shpëtoi një gjobe nga policia rrugore.

Ilir Beqaj del pas 9 orësh nga SPAK: Dhashë sqarime dhe kërkova


Video