Tensione në tubimin para Kryeministrisë, policia përleshet me protestuesit e “Shqipëria Bëhet” (VIDEO)

4 January 2026, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në tubimin para Kryeministrisë, policia përleshet me
Tubimi para Kryeministrisë

Protesta e organizuar nga Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë është përfshirë nga tensionet, teksa efektivët e policisë së shtetit janë përleshur me protestuesit.

Ende nuk dihen arsyet e dhunës, por forca të shumta policia kanë shtyrë fizikisht protestuesit duke u përpjekur t’i largojnë.

Protestuesit pretendojnë se janë fotografuar nga efektivët e policisë, dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Kjo ka shkaktuar përplasje mes tyre, ndërsa Adriatik Lapaj kërkoi që “protestuesit të mos preken nga policia”.

“Duan që ti kapin pastaj prandaj bëjnë foto, më arrestoni mua”-dëgjohet të thotë Lapaj.


Video