Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e lumit gjatë një tentative për ta kaluar atë.
Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.