Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

23 August 2022, 22:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur
Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, si pasojë e një konflikti që ka degjeneruar në përdorimin e pistoletës. Paraprakisht, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në periferi, pranë Alliasit.

Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, ka qenë në një lokal në zonë kur është konfliktuar me personin tjetër. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Tasim Shehu” në kryeqytet dhe lokali tashmë është rrethuar nga Policia.

Autori është larguar menjëherë pas të shtënave me armë dhe shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të tij.


Video