
Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi ka folur dje në emisionin Opinion në lidhje me këtë impiant të trajtimit të mbetjeve.
I vendosur përballë gazetarëve ai ka sqaruar dhe ka hedhur dritë në lidhje me çdo kleçkë të mundshme që opozita ose segmente të caktuara të medias, gjen për të manipuluar opinionin publik.
Blof 1 - Afati i përfundimit të Inceneratorit
Deri tani është përfolur në media, si dhe përmendur në akuzat e opozitës se inceneratori i Fierit duhej të përfundonte në vitin 2019.
Sipas Arapit që është administratori i caktuar nga Gjykata Speciale për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, bazuar në kontratë punimet e ndërtimit dhe të përfundimit të saj kanë patur si afat përfundimtar kohor 24 Tetorin 2022.
“Kontrata koncesionare është 24 Tetor 2022. Këto janë të gjitha trillime, shpifje. Investimi në objekt është investim i taksapaguesve shqiptarë, pra ka mbështetje financiare nga buxheti i shtetit në vlerën 32.8 milionë. Unë kam ardhur në këtë detyrë duke filluar nga Dhjetori 2021 dhe e vazhdoj. Unë mbështes hetimin e pavarur të Prokurorisë dhe nuk kam ardhur për askënd nga ata. Kam vënë në shërbim të organit të akuzës gjithë dokumentacionin. Impianti, godina është aty, ajo është një vepër arkitekturore, është në fazën përfundimtare. Unë nuk përfaqësoj Klodian Zoton, nuk përfaqësoj punën e bërë nga paraardhësit, unë jam shteti, përfaqësoj shtetin. Si kanë punuar ato kompani, janë objekt i hetimit të SPAK. Mbështetja financiare e buxhetit është realizuar deri më tani 29.8 milionë, plus 5 milionë të investuara për ndryshimin e tipologjisë së terrenit, deri më tani objekti është 37 milionë vlerë investimi, jo nga fondet buxhetore. Ka ndryshuar vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në Fier, nga Patosi në Mbrostar. Deri sa doli leja e ndërtimit, më pas filluan punimet ndërtimore. Kontrata e koncesionit e ka 6 vjet, nga të cilat 20 muaj i ka ndërtim, 4 vite operim dhe 6 muaj transferim Bashkisë së Qarkut Fier”.
Blof 2 - Flitet për punime të deklaruara por jo të realizuara
Inceneratori i Fierit shumë shpejt do të nisë procesin e djegies së plehrave. Administratori shtetëror i Inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi tha mbrëmë se duhen edhe 1.3 milionë euro që inceneratori të fillojë punën.
Paratë nga buxheti i kalojnë atij, i cili dokumenton çdo shpenzim. Arapi tha se ka përfunduar 98 % e investimit dhe nëse lëvrohen fondet e nevojshme, puna përfundon para fundit të këtij vitit.
Blof 3 - Mbetjet urbane depozitohen në lanfill sepse inceneratori nuk ekziston
Mbetjet urbane depozitohen në landfill sepse nuk ka përfunduar ende impianti i djegies. Pasi të vihet në punë gjeneratori do të digjen në incenerator në prodhimin e avullit dhe energjisë. Kapaciteti maksimal është 180 tonë në vit.
Blof 3 - Pajisjet e blera janë të amortizuara
Sipas Faraudin Arapit, janë 10 kontrata me firmat italiane që sjellin mallin në Shqipëri nga Siemenes,
Blof 4 - Shteti vazhdon të paguajë para mbi kontratën
“Cikli i plotë i elementëve të turbinës për montimin e prodhimit të avullit dhe energjisë elektrike janë në fazën përfundimtare dhe nuk kërkojnë dy herë pagesë. Shteti nuk paguan dy herë për të njëjtën kontratë. Nëse vazhdon financimi i palëve kontraktuese, shteti nuk paguan mbi kontratën, shteti respekton kontratën”, tha Arapi.
Blof 5 - Ndryshimi në terminologji: Impianti i përpunimit të mbetjet vs. impianti i djegies
Z. Arapi sqaroi për publikun se ka dy terma që po ngatërrojnë publikun: Impianti i përpunimit dhe depozitimit të mbetjeve që është landfilli dhe impianti i përpunimit të mbetjeve me anë të djegies që është inceneratori.
“Deri më sot ka përfunduar impianti i landfillit, përsa i përket impiantit të djegies është pjesë tjetër që nuk ka përfunduar dhe këtë e kemi raportuar vazhdimisht”, e mbylli Arapi.