Taulant Balla kafe në qendër të Vjenës, por në Facebook ndodhet me...fermerët e Lushnjës

12 May 2024, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla kafe në qendër të Vjenës, por në Facebook
Foto ilustruese

Është i njohur fakti i politikanëve shqiptarë që në fundjava ikin me pushime në vende të shtrenjta jashtë Shqipërisë, ndërsa përpara votuesve shfaqen virtualisht sikur janë duke punuar për ta.

Në këtë rang politikanësh tashmë ka hyrë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky ka zgjedhur kryeqytetin e Austrisë, Vjenën, për të kaluar fundjavën.

Taulant Balla kafe në qendër të Vjenës, por në Facebook
Bar Caffe Hotel Hyatt

I veshur me të zeza, me kapele dhe syze për të mos rënë në sy, ai është parë në mesditë në mjediset e “Hyatt Hotel” duke pirë kafe me bashkëshorten e tij dhe me një mik të tij dhe ky i fundit me bashkëshorten.

Taulant Balla kafe në qendër të Vjenës, por në Facebook
Pamje nga postimi i Balles

Dhe ironia është pikërisht këtu. E ndërsa ndodhet në Vjenë, Balla ka postuar në faqen e tij të Facebook-ut sikur është duke vizituar fermerët e Lushnjës, ku është edhe deputet i zonës, raporton Vox News.

Në një kohë të tillë, ku shqiptarët ndodhen tashmë në çdo vend evropian, Balla ndoshta do të bënte mirë të mos kopjonte të paktën Lali Erin, sikur është në krye të detyrës, kur në fakt është për relaks jashtë shtetit, pasi si në këtë rast mund t’i rezultojë një autogol.



Video