Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama mbërrin në aeroportin e Athinës.
Pak pas orës 11:00 (ora lokale) avioni që shoqëron kryeministrin Rama ka mbërritur në aeroportin e Athinës, ku forca të shumta policore po presin atë për ta shoqëruar në stadiumit Galatsi, ku do takohet me shqiptarët për të folur për vizionin e Shqipërisë 2030.
Teksa zbret nga avioni, Rama shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Ai u prit nga ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga.
Për vizitën e Ramës janë marrë me masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të Ramës me emigrantët shqiptarë.