SPAK kontrolle në disa banesa në Durrës!

25 September 2024, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kontrolle në disa banesa në Durrës!
SPAK

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe autoritetet italiane po zhvillojnë një aksion të përbashkët për ekzekutimin e disa masave arresti në Shqipëri, por edhe ne shtetin fqinj.

Janë miratuar disa urdhër arreste nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion për aksionin e hetuar nga SPAK dhe autoritetet italiane.

Mësohet se është një operacion ndërkombëtarë që lidhet me goditjen e trafikut të drogës.

Po ashtu behet me dije se “operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme në zonën e Manzë së Durrësit, ku me vendim gjykata janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente te tjera. Operacioni është zhvilluar edhe në shtetin italian”.

Pritet që SPAK të bej një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin.


Video