SPAK i dërgon fletëthirrjen, Rakip Suli do merret në pyetje të mërkurën

30 October 2023, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK i dërgon fletëthirrjen, Rakip Suli do merret në pyetje
Rakip Suli

SPAK i dërgon kërkesë për të marrë në pyetje kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin.

Të mërkurën në orën 10:00 kryebashkiaku i Kamzës duhet të paraqitet në dyert e prokurorisë.

Rakip Suli do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit.

SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.


Video