SPAK fut në radar biznesmenin Ermal Beqiri, BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution”

6 August 2025, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK fut në radar biznesmenin Ermal Beqiri, BKH kryen kontrolle në
Ermal Beqiri

Biznesmeni Ermal Beqiri, një nga emrat më të fuqishëm në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderash publikë ka hyrë në radarët e SPAK.

Mësohet se oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të Beqirit.

Nuk dihet nëse këto kontrolle lidhen me tenderat e përfituar nga kompania apo janë pjesë e një hetimi më të gjerë.

“Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.

Ai së bashku me një grup kolegësh, kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”.

Ekspertiza arriti në përfundimin se videoja ishte e përpunuar dhe se përmbajtja e saj ishte nxjerrë nga konteksti dhe u përdor si provë në vendimin e Gjykatës së Lartë për shpalljen e Metës të pafajshëm.


Video