Aksident tragjik në Fier, një i vdekur dhe 5 të plagosur

6 August 2025, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Fier, një i vdekur dhe 5 të plagosur
Pamje nga vendngjarja

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur sot në Levan të Fierit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë, humbi jetën një person ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe urgjenca. Pavarësisht se mjekët i dhanë ndihmën e parë, njëri prej shoferëve, një 51-vjeçar, nuk mbijetoi dot.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Rotondo e Levanit", automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.


Video