SPAK e BKH aksion në Shkodër, sekuestrohet telefoni i shoqëruesit të kryetarit të PSD, Tom Doshit

14 May 2025, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SPAK e BKH aksion në Shkodër, sekuestrohet telefoni i shoqëruesit

SPAK e BKH kanë zhvilluar ditën e sotme një tjetër aksion në Shkodër, ku janë shoqëruar disa persona të dyshuar për krime zgjedhore.

Sipas informacioneve paraprake, të shoqëruarit janë mbështetës të PSD.

Mësohet se SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi.

SPAK dhe BKH kanë zhvilluar gjithashtu edhe një aksion për kontroll personal dhe të automjeteve me vendim të GJKKO.

Ditën e sotme, hetime janë kryer edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.


Video