Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Në muret e selisë së PS në Fier janë shkruar parrulla kundër drejtuesit politik të qarkut Fier nga PS, Taulant Balla.
Nga mbishkrimet lexohet qartë se socialistët e Fierit janë kundër drejtuesit politik, i cili me sa duket ka krijuar përçarje në kampin socialist.
Në shkrimet mbi muret e zyrave të PS i kujtohet Ballës se Fieri nuk është Elbasan.
Ndaj Ballës ka patur shpesh akuza për lidhje me bandat e Elbasanit dhe përçarje të socialistëve, ku më zgjedhjet e fundit parlamentare Balla punoi për emrin e tij që të dalë si më i votuari nga deputetët socialistë.