Fate Velaj drejt kandidimit për Bashkinë e Vlorës

19 March 2023, 13:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fate Velaj drejt kandidimit për Bashkinë e Vlorës
Fate Velaj

Propozimet e asamblesë së zgjeruar të socialistëve, sondazhet e brendshme dhe mbështetja e bazës po e bindin Edi Ramën për emrin që do të vendosë të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Vlorës më 14 maj.

Emri është i njohur për socialistët vlonjatë dhe jo vetëm, si njeri me kontribute në komunitet por edhe brenda partisë. Bëhet fjalë për Fate Velajn, një njohje e vjetër e Edi Ramës, që ka shërbyer si këshilltar nga 2013-ta deri në 2017-n e më pas deputet si përfaqësues i socialistëve vlonjatë deri në 2021.

Velaj është i njohur në arenën ndërkombëtare si krijues i strategjive dhe iniciativave politiko-kulturore, ideator e moderator konferencash si dhe kurator ekspozitash ndërkombëtare.

Ai u lind në 1963 dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë për menaxhim arti dhe kulture.

Nga viti 2001 deri në vitin 2014 ka mbajtur positn e kryetarit të Forumit Weltoffen International. Nga 2005 deri në 2013 ka qenë kurator i Vienna MC Forum

Gjatë karrierës së tij ka një mori vlerësimesh e nderimesh. Në 2019, Presidenti austriak i akordoi titullin professor me rekomandimin e akademisë diplomatike të Vjenës. Në Cleveland të SHBA nderohet me rezolutën e mirënjohjes nga kryebashkiaku në vitin 2014.

Mban edhe medaljen Kryqi i Artë i kalorësit të shkallës së parë akorduar nga Presidenca austriake në vitin 2013, ndërsa nga qeveria austriake ka marrë medaljen Nderimi i Republikës.

Në 2003 fiton Sanremo Arte dhe në 2011, Presidenti i Parlamentit Europian i jep medaljen e lartë ‘European Citizen’.
Fate Velaj ka organizuar në Vlorë konferenca ndërkombëtare mbi ekonominë, turizmin, integrimin europian si dhe artin e kulturën.
Ka paraqitur zhvillimet e Vlorës në institucionet më të larta europiane si në Parlamentin Europian në Bruksel. Në Namur, në Vjenë, Linz, Salzburg, Scheibbs, Wels, Zagreb, Bukuresht, Craiova, Bari, Rome, Bratislava e të tjera.

Si shkrimtar ka një sërë romanesh të përkthyera në disa gjuhë, që nga Kreuztanne, deri te Itaka, apo autobiografia politico-kulturore e punës nëpër Europë, “100 hapa brenda Europës”

Gjithashtu, ai ka botuar edhe përmbledhje e albume me vepra arti në pikturë e fotografi, ku mes tyre ka publikuar disa prej shkrimeve të tij, si sprova dhe ese:

Ka paraqitur veprat e tij në pikturë dhe fotografi nëpër galeritë dhe muzetë më të njohur të Europës, botës dhe trojeve shqiptare, si në Vjenë, Bruksel, Birmingham, Leamington, New York, Boston, Kajro, Athinë, Bukuresht, Romë, Otranto, Putignano, Polignano, Sanremo, Trieste, Craiova, Scheibbs,, Baden, Mödling, Ried, Piestany, Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë, Pogradec, Fier, Shkup, Gostivar, Ohër, Prishtinë etj.


Video