
Pushuesit në Sarandë kanë rënë pre e vjedhjeve nga Ben Sula, 45- vjeçari i dyshuar si autori i 19 vjedhjeve. Sula i vidhte turistët në Sarandë kryesisht në vendet të cilat ishin mjaft të populluara në hotele e plazhe.
45-vjeçari ishte i ndaluar më parë në Greqi dhe Itali ku edhe aty kryente të njëjtat veprimtari kriminale. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
I dyshuar si autor i 19 rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë dhe parave, kryesisht në ambiente ku qëndronin pushuesit, gjatë sezonit turistik veror, vihet në pranga 45-vjeçari. 45-vjeçari i ndaluar, i dënuar më parë në Itali dhe në Greqi, për të njëjtën veprimtari kriminale.