Skanerit iu ul fuqia/ Si kaloi kokaina e "BanaKing" nga porti i Durrësit, Trifon Murataj: Ma kanë futur bandat në Ekuador

5 November 2022, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skanerit iu ul fuqia/ Si kaloi kokaina e "BanaKing" nga porti i
Trifon Murataj, presidenti i Zico sh.p.k.

Dy punonjësit e Portit të Durrësit, të arrestuar nga policia për ngarkesën e zbuluar prej 33.5 kg kokainë ulën fuqinë e pajisjes skanuese. Ky dyshim që ka ngritur grupi hetimit vjen pasi nga analizimi që skaneri i bëri kontejnerit me banane të "BanaKing" që vinte nga Ekuadori, nuk u evidentua asnjë gjurmë e lëndës narkotike që fshihej në brendësi të kutive me banane.

Pavarësisht se skaneri nuk konstatoi prezencë kokaine, Policia e Durrësit ushtroi kontrolle të imtësishme në kontejnerë, bazuar në riskun që paraqesin ngarkesat që vijnë nga Amerika Latine. Kontrolli me qentë antidrogë zbuloi dhe sasinë prej 33.5 kg kokainë.

Droga e kapur çoi në pranga dy punonjësit, e skanerit në Portin e Durrësit, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj. Arrestimit nuk i shpëtoi as administratori i kompanisë, Ziko, Petrit Demishaj. Presidenti i saj, Trifon Murataj u shpall ne kërkim.

Kompania që porositi bananet, Zico sh.p.k. ose siç njihet me brandin "BanaKing" e biznesmenit që jeton në SHBA Trifon Murataj, pretendon se më 19 Tetor, ose 9 ditë para mbërritjes së kontejnerit në Durrës, ka kërkuar kontroll të imtësishëm të ngarkesës nga policia, pasi sipas saj, mediat ekuadoriane kishin shkruar se kontenieret mund të ishin përdorur për të futur drogë nga grupet e narkotrafikut që veprojnë atje, raporton Tv Klan.


Video