FOTO/ Makinat bëhen "copë copë" pas përplasjes "kokë më kokë" në aksin Peqin-Elbasan, disa të plagosur

5 November 2022, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Makinat bëhen "copë copë" pas përplasjes
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobolistik është regjistruar këtë të shtunë në aksin Peqin-Elbasan.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, dy automjete janë përplasur "kokë më kokë" me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes mësohet se kanë mbetur të plagosur disa persona.

Shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarfikësit dhe ambulanca teksa po punohet për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet e shkatërruara.



Video