Skandali / Wizz Air lë 48 orë në aeroport pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë

2 July 2023, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali / Wizz Air lë 48 orë në aeroport pasagjerët, mes
Pasagjerët presin në aeroport

Dhjetra pasagjerë të fluturimit me kod W46630 të kompanisë Wizz Air janë rraskapitur nga sorollatjet dhe papërgjegjshmëra e kësaj kompanie.
Ata duhej të mbërrinin të shtunën në mbrëmje në Tiranë në fluturimin e nisur në orën 20:30 nga Malpensa e Milanos drejt Rinasit, por avioni nuk u ul me arsyetimin e motit të keq.

Avioni përfundoi më pas në Bari dhe më vonë sërish në Malpensa të Milanos, ku pasagjerëve kompania nuk u ofroi as taksi, e as akomodimin në hotelet e zonës.
Në Milano pasagjerët denoncojnë në Voxnews.al se janë ulur në orën 4 të mëngjesit të së dielës dhe u është premtuar se do të niseshin për në Shqipëri me një fluturim në orën 13:50 minuta.


Pra, një papërgjegjshmëri totale e kompanisë Wizz Air, që i la të prisnin më shumë se tetë orë në aeroport dhjetra pasagjerë, për më tepër që mes tyre ka edhe të mitur, sicc shihet në këto pamje që kanë ardhur në redaksinë tonë.

Por, odiseja nuk përfundon me kaq. Përfaqësuesit e kompanisë hungareze të fluturimeve njoftuan edhe tre herë të tjera shtyrjen, deri kur erdhi avioni tjetër që do t’i sillte në Tiranë. Problemi është se avionic i dytë ishte me kapacitet më të vogël pasagjerësh nga sa bileta kishte shitur kompania për fluturimin e dështuar të së shtunës.

Gati 50 pasagjerë mbetën sërish në aeroportin e Milanos. Të lodhur dhe pa gjumë, pasagjerët u kërkuan llogari përfaqësuesve të kompanisë në aeroportin e Milanos. Aq sa revolta e tyre bëri që të thirrej policia.

Skandali / Wizz Air lë 48 orë në aeroport pasagjerët, mes
Pasagjerët presin në aeroport

Situata mbetet e tensionuar në aeroport. Ku gati 50 pasagjerë, kryesisht shqiptarë do të kalojnë natën e dytë në aeroportin e Malpensas prej papërgjegjshmërisë së kompanisë Wizz Air.

Kjo nuk ëshë hera e parë që Wizz Air akuzohet për vonesa dhe shkelje të tjera të rënda në transportin ajror, por denoncimet e përditshme deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër, jo vetëm të kompanisë por edhe të autoriteteve shqiptare, nën hundën e të cilave qytetarët po trajtohen si njerëz të botës së tretë.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video