SKANDALI/ Polici në Pogradec dhunon qytetarin: Ec more legen.... b***m*** (Video)

15 February 2023, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SKANDALI/ Polici në Pogradec dhunon qytetarin: Ec more legen.... b***m***

Një efektiv policie në Komisariatin e Pogradecit, i identifikuar si Gjergj Riza ka dhunuar një qytetar. Ngjarja ka ndodhur në shkallët e një pallati.

Pamjet e publikuara në media tregojnë Rizën që kap nga fyti Klajdi Narollin dhe e qëllon me shuplaka. E gjithë skena është e filmuar nga kamera e sigurisë së një shtëpie, në katin e parë të pallatit. 

"Më vraftë Allahu, nuk bëj gjëra të tilla, kam nënë, kam motër....për Zotin. Mos gjuaj më se do të të shikojnë te kamerat,"- dëgjohet të thotë Narolli në video.

Video e marrë nga Dosja:


"Ec more legen....b***m***,"- shton efektivi Riza dhe i gjuan me shkelma nga pas duke e shtyrë nëpër shkallë. 

Arsyet e këtij dhunimi nuk dihen ende nuk nga ana e Policisë së Pogradecit nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.


Video