Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, ka viktima dhe të lënduar

14 February 2023, 23:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, ka
Banesa e përfshirë nga flakët

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Mësohet se pranë Urës së Bunës një zjarr masiv ka shkrumbuar një shtëpi.

Deri më tani ka informacione se një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën ndërkohë që një grua ka mbetur e lënduar rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk dihen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.


Video