Koka dhe Bllako kërkojnë t’u hiqen akuzat, ja kur do të jepet vendimi për Inceneratorin e Elbasanit

14 February 2023, 15:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Koka dhe Bllako kërkojnë t’u hiqen akuzat, ja kur do të
Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka shtyrë seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së inceneratorit të Elbasanit.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme ka qenë volumi i pretendimeve sipas gjykatës, teksa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 21 shkurt.

Në seancën e kësaj të marte avokatët kundërshtuan akuzat e prokurorisë ndaj të pandehurve, ndërsa gjykata rezervoi disa ditë kohë deri në shpalljen e vendimit.

Ish-minsitri i Mjedisit Lefter Koka ka thënë se procesi është i montuar dhe akuzat e ngritura ndaj tij janë politike. Mbrojtësi i tij Fatmir Braka ka kërkuar që të pushohen dy akuzat në ngarkim të Kokës, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe e pastrimit të parave.

Në linjë të përafërt ka qenë edhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako i cili ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rol dhe se të gjithë koncesionin e kanë thirrur anëtarët e komisionit. Bllako pretendoi më tej në pafajësinë e tij duke theksuar se ka zbatuar ligjin.

Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq u dorëzua në gjykatë në dhjetor të vitit 2022, por disa seanca janë shtyrë për shkak të avokatëve.


Video