Merr flakë banesa pranë urës së Bunës në Shkodër, humbet jetën 60-vjeçari

15 February 2023, 07:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Merr flakë banesa pranë urës së Bunës në

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e djeshme një banesë në Shkodër dhe për pasojë 60-vjeçari Kapllan Nasufi ka ndërruar jetë. 

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Naslie Nasufi, 59 vjeç, ka përuar djegie të shumta dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Banesa i përket komunitetit rom dhe ndodhet pranë urës së Bunës. 

Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve nga ana e zjarrfikëses. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video