Kthehet në Shqipëri një pjesë e ekipit shqiptar që ndihmoi për kërkimet në Turqi

15 February 2023, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kthehet në Shqipëri një pjesë e ekipit shqiptar që

Një pjesë e ekipit shqiptar që mori pjesë në kërkimet në Turqi nga tërmeti tragjik është kthyer në Shqipëri.

Lajmi është ndarë nga Konsullata Turke, e cila shkruan se mbaruan misionin dhe ka pasur një falënderim për të gjithë pjesëtarët për ndihmën që kanë dhënë në kërkimet në Turqi.

Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha janë pjesëtarët e misionit që janë kthyer në Shqipëri. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit vijon kërkimet në Turqi.

“Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit”, shkruan Konsullata e Stambollit.


Video