Sindikata e Pedagogëve: Rektorja e akuzuar për korrupsion, kundër rritjes së rrogave

27 June 2023, 17:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sindikata e Pedagogëve: Rektorja e akuzuar për korrupsion, kundër
Suzana Golemi

Pak ditë pas shpalljes në kërkim të rektores së universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, e cila akuzohet se merrte para nga studentët për nota kaluese në provime, ka reaguar këtë të martë kryetari i sindikatës së pedagogëve në Shkodër, Peter Saraçi.

Ky i fundit ka shprehur indinjatën për atë që ka ndodhur në universitet, ndërkohë që nga institucioni nuk ka ende një reagim.

Saraçi theksoi se më të rëndë situatën e bën fakti se këta persona që sot janë zënë në shkelje, gjatë periudhës së protestës së pedagogëve për rritje pagash ishin kundër.

Prej disa ditësh rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi është e shpallur në kërkim nga prokuroria e Shkodrës nën akuzën e korrupsionit pasi është publikuar me zë dhe figurë në një emision investigativ duke përfituar para në përmirësim të një note e cila më parë ishte ngelëse në sistem.


Video