Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia kosovare

1 August 2023, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia kosovare
Foto ilustruese (Ismail Kadare dhe Vjosa Osmani)

Presidentja Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës. 

Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është një nderim nga shteti i Kosovës për autorin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”-tha Osmani.

Dekreti i nënshtetësisë, do t`i dorëzohet shkrimtarit nga presidentja Osmani, e cila do të takohet me Kadaren gjatë një vizite në Shqipëri.


Video