Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, guri shkëputet nga mali dhe futet në makinë, mes pasagjerit dhe shoferit (FOTO)

17 July 2026, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, guri shkëputet
Makina e aksidentuar

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur për mrekulli në rrugën drejt Thethit.

Një grup turistësh kanë shpëtuar pa asnjë lëndim, pasi një gur i madh është shkëputur nga shkëmbi dhe ka rënë mbi automjetin me të cilin po udhëtonin.

Sipas informacioneve, guri fillimisht ka goditur pjesën e sipërme të makinës, por për shkak të peshës së madhe ka depërtuar në kabinë, duke përfunduar mes sediljes së shoferit dhe asaj të pasagjerit të parë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet në automjet, ndërsa fakti që asnjë prej personave në mjet nuk është lënduar është një mrekulli e vërtetë.

Fatmirësisht, turistët kanë dalë të gjithë pa lëndime dhe ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.



Video