Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, plagosen 5 anëtarët e një familjeje, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

29 August 2026, 20:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, plagosen 5 anëtarët

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për 5 persona të plagosur, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup.

Efektivët e Policisë janë në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Video