Shoqërohet 37-vjeçari në Vlorë, dyshohet se dhunoi barbarisht 82-vjeçaren

15 August 2023, 19:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shoqërohet 37-vjeçari në Vlorë, dyshohet se dhunoi
Foto ilustruese


Një 37-vjeçar është shoqëruar në Policinë e Vlorës pasi dyshohet si autori i dhunës ndaj një 82-vjeçareje.

E moshuara Azbie Resulaj ka shkuar sot në spitalin e Vlorës me shenja dhune në trup dhe fraktura në kokë. Ajo ka thënë se është dhunuar nga njerëzit e gruas së djalit.

37-vjeçari i shoqëruar është vëllai i gruas së djalit të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja A. R., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.)

Shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video