Përplasi për vdekje dy persona te "Porcelani", arrestohet 35-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

15 August 2023, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje dy persona te "Porcelani", arrestohet
Arrestimi i Etjon Lazrit


është arrestuar gati tre vite pas një aksidenti fatal me dy të vdekur autori 35-vjeçar i dënuar nga gjykata me 7 vjet e 4 muaj burg.

Në pranga është vënë Etjon Lazri, i cili duke ngarë makinën në vitin 2020, përplasi për vdekje dy kalimtarë Erion Ballën 36-vjeç dhe 72-vjeçaren Hidajete Salliu. Aksidenti fatal ndodhi në zonën e Porcelanit të Tiranë.

Ai u dënua nga Gjykata e Apelit në Tiranë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e dy personave, me 11 vite burg, një prej dënimeve më të rënda të dhëna për këtë vepër penale.


Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Catch", për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Catch".

Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.


Video