
Ambasada e Iranit në Tiranë ka nisur zbrazjen e zyrës. Pas ultimatumit që kreu i qeverisë i la ambasadës që për 24 orë të largohen në vendin tonë, ambasada ka nisur përgatitjet për t’u larguar.
Trupit diplomatik iranian i janë dashur shumë pak orë për të përgatitur plaçkat dhe për t’u larguar. Brenda në ambasadë, punonjësit e ambasadës kanë shkatërruar dokumente të tyre ndërsa jashtë godinës së ambasadës ka pasur edhe prani të policisë shqiptare.
Sipas informacioneve pas vendimit të qeverisë për ndërprerjen diplomatike disa prej punonjësve janë larguar nga godina e ambasadës, ndërsa deri ne mbushjen e 24 orëve pritet që ata ta lëne vendin tonë. Vendimi u mor pasi pas sulmeve kibernetike të disa javëve më parë qëndron pikërisht qeveria Islamike e Iranit.
Vendi ynë nuk është sulmuar për herë të parë nga Irani. 4 vite më parë, me konkretisht ne mars të 2018-tës, u parandalua një sulm nga kryegjyshatës botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të kamufluar si gazetarë kishin organizuar një sulm terrorit por që u parandalua.
Në atë kohë antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe u dëbuan ga territori shqiptar. Për këtë ngjarje përveç tyre u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë. Por ky nuk është rasti i vetëm pasi sipas informacioneve anti-terrori në bashkëpunim me ish prokurorinë për krime të rënda ka parandaluar dhe dy ngjarje te tjera terroriste të cilat nuk janë bërë publike.
Ndërkohë vetëm një muaj më parë SPAK ndërmori një operacion duke kryer kontrolle pasi dyshohej se disa persona ishin rekrutuar po nga Irani për kryerjen e akteve terroriste. Ndërsa Samiti botëror i Iranit të lirë këtë vit u anulua më vendin tonë me kërkesë të anti-terrorit SHISH, SPAK dhe partnerët ndërkombëtar pasi dyshohej dje kishte informacione se do kryenin akte terroriste. Samiti ishte planifikuar për tu mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz te Durrësit, Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.