Ministre, agjente apo delirante? Kumbaro: Kam dalë e maskuar në plazhe për inspektim, s’më kanë njohur

7 September 2022, 18:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministre, agjente apo delirante? Kumbaro: Kam dalë e maskuar në plazhe
Mirela Kumbaro

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka bërë sot një deklaratë të çuditshme, ndërsa ka thënë se gjatë verës ka dalë për të inspektuar plazhet e vendit, e maskuar me syze e kapele dhe askush nuk e ka njohur.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagime në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plazheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot. Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro sot në një intervistë televizive.


Video