EMRI/ Shiti disa herë të njëjtat apartamente, pranga administratorit të firmës në Tiranë!

8 February 2024, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Shiti disa herë të njëjtat apartamente, pranga
Foto: Sabri Shera

Administratori i një firme ndërtimi është vënë në pranga në Tiranë.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Kontrata false” dhe erdhi pas kallëzimeve të disa personave se ishin mashtruar nga ky person.

Nga hetimet rezultoi se, Sabri Shera iu ka shitur disa personave të ndryshëm të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga firma nën administrimin e tij.

“Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi Sabri Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme”, njoftoi policia.

Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës e cila do ta hetojë administratorin e firmës për veprat penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda dhe fshehje të të ardhurave.


Video