Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën, më 7 shkurt, deklarimin fajtor të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit.
Safet Gjici u dënua për veprën penale “shpërdorim detyre” lidhur me aferën seksuale në zyrën e tij dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet heqje lirie.
Ylli Manjani vlerëson se, vendimi i GJKKO fsheh arsyet e vërteta të atij akti të pastër shantazhi.
Sipas, Manjanit flimimi i aktit seksual ishte shantazh dhe duhet të zbulohet se pë llogari të kujt ka ndodhur.
Postimi i Manjanit:
Seriozisht.
I vetmi aspekt që meritonte hetim dhe ndoshta edhe ndëshkim në çështjen "Gjici" duhet të ishte shantazhi.
Njeriu që shkon për të provokuar akte seksi dhe e filmon aktin përfshi edhe veten, nëse është në rregull nga mend'të e kokës, padyshim e bën për shantazh.
Pikërisht këtu duhej kërkuar për ndonjë vepër penale të mundshme dhe jo për lidhur me zor moral-llëqet me detyrën publike.
Kjo e fundit u sqarua me largimin e Safetit.
Për llogari të kujt ishte shantazhi?! Çfarë donte të arrinte shantazhuesi?! Kujt i interesonte koka e bashkisë Kukës?! A mos ishte lojë grupesh brenda pushtetit?! Apo ishte thjesht gjobvënie?!
Këto pyetje kërkojnë përgjigje.
Shpërdorimi i detyrës është jo vetëm qesharak si interpretim, por fsheh arsyet e vërteta të atij akti të pastër shantazhi.